DYER TË XHAMIT ME KORNIZË TË HOLLË

Ne projektojmë, furnizojmë dhe instalojmë dyer të brendshme nga xhami me kornizë të ngushtë që ju përshtaten hapësirave të brendshme, varësisht nga lloji i murit ku do të vendoset ajo derë. Mekanizmat e dyerve janë të markave më të njohura botërore dhe me një qëndrueshmëri shumë të lartë. Dizajni bashkëkohorë i ndërthurur me teknologjinë e sofistikuar në prerjen dhe përpunimin e xhamit sigurues si dhe mekanizmat (aksesorët) e dyerve nga xhami bëjnë diferencën në aspektin estetikë brenda objektit ku ato vendosen. Normalisht bukurin dhe fortësinë e derës e shton edhe korniza e hollë nga Alumini apo INOX-i e cila është një lloj kufizuesi në mes të murit dhe xhamit. Vendosja e dyerve nga xhami mundëson pamjen e qartë dhe depërtimin e dritës nga jashtë brenda ose anasjelltas. Dyert e xhamit mund të dekorohen me folije të ndryshme dhe brenda hapësirës së tyre lehtë mund të aplikohen dizajne të ndryshme. Kjo e bënë derën e xhamit edhe estetike dhe praktike.