DYER TË XHAMIT

Ne projektojmë, furnizojmë dhe instalojmë dyer të brendshme dhe të jashtme nga xhami, të markave më të njohura botërore.Të udhëhequr nga dizajni bashkëkohorë që është i njohur për prodhime inovative dhe shpërndarjen e zgjidhjeve të brendshme me xham, duke zbukuruar pjesën e brendshme të shtëpisë apo zyrave tuaja me sistemet e dyerve të xhamit. Dyert e xhamit gjejnë përdorim të gjërë edhe si dyer të jashtme, sidomos dyer të hyrjes në lokale, hotele, restorante etj. Teknologjia jonë e sofistikuar përpërpunimin e xhamit, cilësia e xhamit sigurues së bashku me aksesorët që montohen në xham bëjnë diferencën në aspektin estetik brenda objektit të banimit apo brenda dhe jashtë zyrave tuaja. Kompania jonë nuk harron asnjëherë detajet dhe kujdesin e shtuar gjatë montimit të dyerve nga xhami. Dyert nga xhami ju sigurojnë një përfundim bashkëkohor dhe të thjeshtë në shtëpi, lokal apo ndërtesë (zyrë).