DYER TË XHAMIT NË SHINA

Kompania jonë përpos që ofron sisteme Lift and Slide dhe sistemin Shiber të dritareve të jashtme tani ka edhe produktin e dyerve të xhamit në shina. Ky është një sistem i ri i dyerve të xhamit të vendosura në shina për të kursyer hapësirën e brendshme të objektit tuaj, qoftë shtëpi banimi apo zyre. Përmes dyerve të xhamit në shina hapja do të jetë shumë e lehtë dhe praktike. Dera e xhamit në shina është e varur në dy shina lartë çka e bënë edhe më të lehtë tërheqjen gjatë hapjes. Teknologjia e sofistikuar e prerjës dhe e përpunimit të xhamit si dhe mekanizmat (aksesorët) bëjnë që pamja në aspektin estetikë të përshtatet me çdo ambient. Dyert me xham në shina mund ti vishni me dizajne të ndryshme që të përshtatet me ngjyrat dhe hapësirën përreth. Dimensionet dhe hapësirat tuaja nuk do të jenë problem që të përshtaten me dyert e xhamit në shina.