LOW-E XHAM

Ky xham ndryshon nga xhami normal sepse përmban shtresë të veçantë metalike,
që teknikisht njihet si emetimi i ulët i valëve ose Low-E. Low-E është lloj i xhamit
izolues që rrit efikasitetin e energjisë së dritareve duke ulur transferimin e ngrohjës apo të ftohtit përmes xhamit. Kjo nënkupton që në dimër shtëpia qëndron e ngrohtë ndërsa në sezonin e verës shtëpia qëndron e freskët. Ruajtja e energjisë çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndësishme në jetën tonë të përditshme, duke përdorur xhamin Low-E. Si funksionon xhami Low-E? Rrezatimi vjen nga sistemi juaj i ngrohjës, nga mobilet dhe orendit e brendshme që është rrezatim i valës së gjatë. Ky lloj i rrezatimit duhet të evitohet në dhomën tuaj sa më mirë, ndërsa rrezatimi nga dielli duhet mbrojtur dhe reflektuar jashtë.

Sezona e Dimrit
Energjia e diellit është “rrezatimi i valës së shkurtër ” që kalon përmes
dritarës dhe absorbohet nga mobilet, tepihet etj. Pastaj energjia transformohet
në një valë të rrezatimit të gjatë. Rrezatimi i gjatë i valës pretendon që të kalon nga pjesa e nxehtë në pjesë të ftohtë, natyrisht që përpiqet të kaloj përmes xhamit. E gjithë energjia e fituar nga radiatorët tenton të kaloj përmes xhamit në pjesën e jashtme. Ndërsa xhami Low-E e pengon këtë proces kur pjesa e brendshme e rrezatuar të ngrohtit e reflekton mbrapa në ndërtes. Ky rezultat
arrihet në dimër kur U-vlerat janë të ulëta.

Sezona e Verës
Xhami Low-E kontrollon nxehtësin e diellit në sezonin e verës, duke reduktuar sasin e ngrohjës që transferohet përmes dritarës. Mveshja Low-E filtron valët e shkurtëra të rrezatimit të diellit e cila zvogëlon sasinë e nxehtësis në ndërtimin tuaj. Temperatura e xhamit qëndron më e ftohtë dhe ndikon që temperatura e brendshme në dhomën tuaj të qëndrojë e freskët në mënyrë që ju të ndjeheni mjaft komfort edhe kur në pjesën e jashtme përballeni me temperatura të larta.