FASADA ME PANELA KOMPOZITE (ALBOND)

Ky sistem është futur qysh heret në arkitekturën moderne dhe është bërë shumë i nevojshëm edhe për inxhinierët dhe arkitektët e ndërtimit për shkak që ka një fleksibilitet gjatë punës me to, sidomos procesin e ekzekutimit e kanë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë. Këto panele kanë veti të jashtëzakonshme në aspektin e përmbajtjës. Formohet prej 2 shtresave të aluminit (0.5 mm) dhe në bërthamë përmbanë masë polimere nga plastika. Varësisht nga prodhuesi dhe kërkesat e juaja, ka shumëllojshmëri të ngjyrave te këtyre produkteve dhe mund t’u jepet forma të ndryshme nga ato lineare, deri ne ato harkore. Niveli i rezistencës së këtyre produkteve ndaj efekteve natyrore është tejet e lartë.