Ky sistem është futur qysh herët në arkitekturën moderne dhe është bërë shumë i nevojshëm edhe për inxhinierët dhe arkitektët e ndërtimit për shkak që ka një fleksibilitet gjatë punës me to, sidomos procesin e ekzekutimit e kanë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë. Përparësitë e këtij sistemi janë shumë pozitive në pikëpamje prej më të ndryshmeve, dhe disa prej tyre janë : Ruajtja e Energjisë dhe Efiqienca e Shfrytëzimit të Energjisë, Dukje të jashtme shumë të bukur,Ventilim dhe Depërtueshmëri të Avullit Natural, Izolim shumë efikas ndaj Zërav që vijnë nga jashtë, Nivel të lartë të rezistencës nga Zjarri, Montimi i tyre është shumë i shpejtë dhe tejet i thjeshtë.
Efiqienca në Energji është një ndër temat që është diskutuar gjerësisht më së shumti në disa vitet e fundit. Ndryshimet klimatike janë tashmë një fakt. Shfrytëzimi i rëndë i burimeve natyrore është arsyeja kryesore për këtë. Avantazhi kryesor i sistemeve ETEM ventiluar është kursimi i energjisë. Dizajni dhe zbatimi i saktë i sistemeve zvoglojnë humbjën dhe shpenzimet, rrit komoditetin e lokaleve, të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit.
Përveç izolimit termik, Ventilimi dhe Depërtueshmëria e Avullit Natural është gjithashtu shumë e rëndësishme për mikroklimën e brendshme. Gjerësia e rekomanduar e ajrit të lirë, e nevojshme për ekzistimin e konveksionit është mes 40-80 mm. Ky ajrë i lirë ndikon në ndërtesë në atë mënyrë që gjatë verës të jetë ajri më i fresktë dhe gjatë dimrit të jetë me ngrohtë. Fasadat e ventiluara e lejojn ajrosjen e objektit dhe eleminojn kondensimin e brendshëm të lokalit. Ky proces është natural për fasadat e ventiluara.
Kjo është një nga përparësitë më të rëndësishme i sistemit të ventilimit ETEM. Disa prej materialeve mveshëse janë rezistent ndaj zjarrit. Të tjerat kanë bërthama jo-djegëse ose janë montuar në lartësi të caktuar, gjithmonë duke plotësuar të gjitha kriteret Europiane për një siguri shumë më të lartë ndaj zjarrit. Kombinimet mes materialeve të fasadave me rezistencë ndaj zjarrit dhe sistemi i special i dizajnimit të tyre, gjithashtu e rritë rezistencën e ndërtesës nga zjarri.
Përveç vizionit të shkëlqyer e cila është për shkak të shumëllojshmëris së materialeve dhe kombinimit mes tyre, materiali i fasadave mbrojnë sipërfaqën e jashtme të objektit nga mjedisi dhe integritetin e saj. Një aspekt i ri i sistemit të ventilimit – tani mundëson veshjën e paneleve fotovolatike.