SPIDER FASADA

“Spider” Xhamat janë zgjidhje moderne që përdoret në ambientet e jashtme nga një matricë e xhamave për mbylljën e hapësirës. Ka një sistem të mbështetjes dhe të sigurisë mjaftë të mirë. Nga elementet përcjellëse prej çelikut INOX arrinë të absorboj ngarkesat statike dhe dinamike, qe do të thotë ngarkesën vetiake (Xhami), ngarkesën nga era, ngarkesën nga dëbora, ndryshimet nga temperatura dhe shpërndarjën e tyre në strukturën mbështetëse. Elementet mbajtëse arrijnë shumë mirë të transmetojnë dhe të eleminojnë nderjet (sforcimet) uniforme dhe lokale që paraqitën në pika të lidhjës tek xhami.

Spider Fasadat janë komplet sistem për strukturat e xhamave të mbyllur. Komplet paketa i përmban : Xhamat, Fiksuesit, Kapëset dhe Kllapat e Spider Xhamave që shërbejnë për bashkimin e strukturës me litar nga çeliku.

Madhësia e mbështetjës së strukturës duhet të jetë adekuate për ta mbajtur peshën e xhamit dhe për kushtet e ngarkesës së erës, që do të thotë që pesha e tyre nuk fokusohet në xham. Xhamit i duhët ti përballoj erërat dhe ngarkesat e imponuara. Në mes të dy xhamave ekziston një foli që ndërpren transmetimin e të nxehtit dhe të ftohtit, njëherit e absorbon zhurmën e krijuar nga të dy ambientet (brenda dhe jashtë). Në dispozicion kemi lloje të ndryshme të tyre, varësisht prej kërkesave.